Z. Riza Hasanaj Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit.
Jetëshkrimi: Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit. Z. Hasanaj ka lindur në Tiranë, më 16 Shtator 1960.
Në vitin 1988, ka përfunduar studimet Universitare për Inxhinieri Mekanike dhe studimet për MSC - Teknologji Mekanike, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në vitet 1988 – 1993 ka punuar si Inxhinier Mekanik në Ndërmarrjen Elektroteknike, Tiranë (Ent Shtetëror).
Gjatë viteve 2001 – 2009 ka punuar në sektorin privat (Shërbime logjistike Kombëtare dhe Ndërkombëtare), si Menaxher i Përgjithshëm.
Nga Tetori 2009 deri në Janar 2014, ka punuar si Drejtor i Drejtorisë së Standardeve dhe Sekretari i 10-të Komiteteve Teknike, pranë DPS.
Në Janar të 2015, është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS).