DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Kartelë Informative e Shërbimeve të DPS

Qëllimi i këtij shërbimi është të përmbushë nevojat e palëve të interesit, ndërmjet tjerash biznesit, industrisë dhe tregtisë, ofruesve të shërbimeve, autoriteteve publike dhe rregullatorëve, qendrave akademike dhe kërkimore, shoqatave tregtare dhe grupeve të interesit që përfaqësojnë ambientalistët, konsumatorët, ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe institucione të tjera publike dhe private për Standardet Shqiptare.

Standardet e publikuara nga DPS sigurojnë cilësi të lartë për produktet e shërbimet e orfuara në treg, dhe përfshijnë kërkesat e cilësisë, sigurisë, mjedisit, ndërveprimit dhe përshtatshmërisë. Standardet i përshtaten në mënyrë proaktive zhvillimeve më të reja dhe mbështesin konkurrencën e lirë, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e tregut.

Kartelat informative të shërbimeve të DPS:

Kartela 1 - Shitja e Standardeve Shqiptare - AL101044

Kartela 2 - Konsultimi, leximi falas i standardeve përpara blerjes - AL101043