DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Forumi Kombëtar i Standardizimit

Me qëllimin për të përmbushur interesat e tyre në lidhje me standardizimin dhe në mbështetje të aktiviteteve kombëtare të standardizimit palët e interesuara mund të bëhen anëtar të Forumit Kombëtar të Standardizimit (FKS) të ngritur pranë DPS-s. Anëtarët e FKS-së mund të jenë anëtarë me të drejta të plota ose si vëzhgues.

Llojet e anëtarësimit

Anëtarët e FKS-s mund të jenë me të drejta të plota ose me status vëzhgues.

Lloji i anëtarësimit zgjidhet gjatë plotësimit të kërkesës për anëtarësim.

Lloji i anëtarësisë mund të ndryshohet nga anëtari me kërkesë me shkrim nga ana e tij.

Organet qeveritare (ministritë, agjencitë dhe strukturat administrative të përcaktuara me ligj ose një vendim i Këshillit të Ministrave) konsiderohen si anëtarë me të drejta të plota të FKS-së.

Aplikimi dhe pranimi i anëtarësimit

Kërkesa me shkrim për anëtarësim i dërgohet Kryetarit të FKS-së në formën e përcaktuar nga DPS-ja. Formulari i aplikimit ka një deklaratë të pranimit në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Standardizimin, rregulloret e brendshme të DPS-së.

DPS-ja do të vendosë për pranimin e kërkesave për anëtarësim në FSK si anëtarë bazuar në kërkesat me shkrim dhe rregulloren për anëtarësim. Aplikantët duhet të njoftohen me shkrim për vendimin mbi anëtarësimin brenda 10 ditëve.10.3 Anëtarësimi në FKS fillon në datën kur DPS-ja ka marrë zyrtarisht vendimin dhe pas pagimit të tarifës së anëtarësimit për periudhën përkatëse të vitit kalendarik.

Lloji i anëtarësisë mund të ndryshohet në bazë të kërkesës me shkrim nga anëtari i FSK-së.

Për anëtarësimet e reja dhe procedurat (aplikimi, pranimi, rivendosja, ndërprerja), DPS-ja njofton Bordin Drejtues në mbledhjen e tij më të afërt.

Aplikimi për Anëtarësim në FKS