DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Kujdesi ndaj klientit

Raport – mbi Pyetsorin e Klientit

SHPEJTËSI, CILËSI, KOMPETENCË, INTEGRITET dhe TRANSPARENCË janë parimet bazë të punë sonë gjatë kryerjes së shërbimit për klientët tanë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) e ka orientuar punën e saj drejt plotësimit sa më mirë të kërkesave të klientëve tanë të nderuar me qëllim rritjen e shkallës së kënaqjes së tyre duke punuar veçanërisht në drejtim të:

  1. Rritjes së kompetencës së punonjësve në funksion të një shërbimi sa më të plotë dhe të saktë ndaj klientit (trajnime në fushën e standardizimit, për shitjen dhe shpërndarjen e standardeve, në disa procedura të menaxhimit të cilësisë etj).

  2. Asistencës dhe informimit të organizmave shtetëror, biznesit, palëve të tjera të interesuara me informacionet e nevojshme në fushën e standardizimit dhe rregullave teknike.

  3. Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit në drejtim të lehtësimit të aksesit në informacion të palëve të interesuara mbi standardet dhe standardizimin (Katalogu i Standardeve Shqiptare online, Porosia online e standardeve përmes faqes së Internetit dhe ndjekjen e hapave të porosisë, marrjen e feedback-ut nga klienti për tematikat e ndryshme të shprehura në artikujt e botuar në faqe, etj.)

DPS ka analizuar pyetësorin e vënë në dispozicion të klientit. Përmes përgjigjeve dhe komenteve kemi vlerësuar nivelin e kënaqjes së klientit dhe kemi nxjerrë detyrat për të bërë ndryshimet e duhura në procedurat e punës.

Vlerësime mbi përgjigjet e dhëna:

1. Klienët janë të kënaqur në lidhje me shërbimet që ofron DPS.

2. Në përgjithësi shkalla e bashkëpunimit me DPS ka qënë e kënaqshme.

3. Mesatarisht puna e DPS ka qënë në një nivel të lartë bashkëpunimi me klientët për standardet e kërkuara.

4. Shpejtësia e kryerjes së shërbimit është mjaft e lartë.

5. Gadishmëria e punonjësve është në nivele të kënaqshme.

6. Klientët ndihen mjaft të kënaqur rreth kompetencës së punonjësve në lidhje me kërkesat që klientët kanë.

7. Klientët kanë ngelur mjat të kënaqur nga mënyra e komunikimit dhe etika e punonjësve të DPS.

8. Cilësia e përkthimit të standardeve ka ardhur gjithmonë e në rritje.

9. Formës së paraqitjes së standardeve mund ti bëhen ndryshime të cilat do ishin më të qarta dhe të kuptueshme për klientët.

10. Një ndër kërkesat e klientëve është që shërbimet të mund të kryhen online pasi do të ishte një lehtësi për klientët.

Komente rreth punës së DPS dhe standardeve.

1. Përmbajtja e standardeve duhet të jetë në gjuhën shqipe. Ndodhin shume keqinterpretime gjatë analizimit të kërkesave të standardit.

2. Është një staf i kualifikuar.