DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Politikat e Cilësisë

Politikat e Cilësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është e angazhuar për të kënaqur vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme nevojat dhe pritshmërinë e klientëve të saj duke kryer shërbime në kohë dhe me cilësi.

Politikat e Cilësisë së institucionit janë të orientuara drejt: - Kërkesave të klientit; - Sigurimit në avancë të shërbimeve të saj në funksion të prioriteteve të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit; - Gjithëpërfshirjes; - Përmirësimit; - Regjistrimit/gjurmimit të proceseve; - Analizës; - Ndryshimit në funksion të përmirësimit të proceseve.

DPS mbështet përpjekjet kombëtare për zhvillimin ekonomik të vendit duke siguruar shërbime eficientë, të qëndrueshme dhe të paanshme në:  Hartimin e Standardeve puro Shqiptare në përputhje me kërkesat e ekonomisë;  Adoptimin e Standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare duke ndihmuar ekonominë e vendit tonë në drejtim të reduktimit të Barrierave Teknike në Tregti (TBT) dhe për pasojë në shtimin e vëllimit të shkëmbimeve tregtare, bazuar në kërkesat e klientëve tanë;  Shitjen e standardeve dhe informimin e publikut për programin e standardizimit;  Shkëmbimin e informacionit në fushën e standardeve, rregullave teknike dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit, në kuadrin e marrëveshjeve me OBT e CEFTA për Barrierat Teknike në Tregti (TBT), detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i Rregullores 1025/2012 dhe me çdo subjekt të interesuar;  Ndërgjegjësimin e operatorëve ekonomikë në lidhje me konceptet e standardizimit dhe rëndësinë e standardeve në kapërcimin e barrierave në tregtinë ndërkombëtare;  Rritjes se eficiencës së shërbimit përmes përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit në drejtim të automatizimit të punës dhe lehtësimit të aksesit të informacionit mbi standardet.

SHPEJTËSI, CILËSI, KOMPETENCË, INTEGRITET dhe TRANSPARENCË janë parimet bazë të punës sonë gjatë kryerjes së shërbimit për klientët tanë.