DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Shitja e standardeve

Çmimet e standardeve

Tarifat dhe përfitimet; parashikuar në shkresën Nr. 15817/3 Prot. mbi “Miratimin e Tarifave”, nga Ministria e Financave datë 12.04.2016. më tepër >>

Çmimi për një standard shqiptar varion nga 1190 lekë ÷ 25882 lekë dhe për bashkëpunëtorët çmimet shkojnë nga 595 lekë ÷ 12941 lekë. Çmimet e standardeve shqiptare (SSH) janë afërsisht sa 30 përqind e çmimeve të standardeve ndërkombëtare.

Si të blejmë një standard?

Standardin mund të vini ta blini pranë zyrave të DPS por mund ta porosisni edhe online në faqen tonë të Internetit: www.dps.gov.al, kudo ku gjeni butonin POROSI.

Ulje në çmimet e standardeve

Blerësit e standardeve mund të jenë studentë, persona (fizik apo juridik), bashkëpunëtorë apo biznese. DPS aplikon zbritje në për studentë, bashkëpunëtorë dhe persona që blejnë më shumë se 10 standarde. më tepër >>

Aktmarrëveshje dhe kontrata

Për të plotësuar më mirë kërkesat e klientëve dhe për të qenë sa më afër me ta, DPS i ka deleguar të drejtën për shitje të një grupi standardesh në funksion të fushave të tyre të interesit disa institucioneve.

Subjekte të ndryshme (institute, laboratore, agjenci etj) mund të bëhen Nën-shpërndarës ose Shitës Zyrtarë të DPS-s. Marrëdhëniet me këto organizma rregullohen përmes aktmarrëveshjeve përkatëse që lidhen ndërmjet DPS dhe këtyre subjekteve. Nën-shpërndarësit ose Shitës Zyrtarë janë të detyruar të zbatojnë politikat e shitjes mbi bazën e një kontrate të lidhur midis DPS dhe atyre.