Bordi Drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, është një nga organet drejtuese të këtij institucioni, misioni i të cilit është sigurimi i transparencës dhe paanshmërisë ndërmjet palëve të interesuara në procesin e vendim-marrjes së standardizimit dhe ruajtja e barazisë të secilës palë në këtë proces.
Bordi Drejtues përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët janë përfaqësues të palëve të interesuara në procesin e standardizimit, respektivisht biznesi, qeveria, konsumatori, akademia. Ky përfaqësim është i tillë, që interesat e palëve të jenë të balancuara, ku e drejta për të propozuar, për t'u informuar dhe për të vendosur të jetë e baraspeshuar ndërmjet palëve.
Bordi Drejtues i DPS mblidhet dy herë në vit. Mbledhjet thirren dhe kryesohen nga Kryetari. Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtorët e Departamenteve të DPS-së, marrin pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote. Aktualisht Bordi drejtohet nga përfaqësues biznesi, i zgjedhur nga anëtarët e këtij Bordi.
Përfaqësimi i Bordit sipas VKM 433, datë 05.05.2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”, të ndryshuar, është si vijon:
Përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë;
Përfaqësues nga ministria përgjegjëse për transportin dhe infrastrukturën;
Përfaqësues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë;
Përfaqësues nga universitetet;
Përfaqësues nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Tiranë;
Përfaqësues nga Shoqata Konfindustria;
Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit;
Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjisë;
Përfaqësues nga organizatat e mbrojtjes së konsumatorëve;
Përfaqësues nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit të Biznesit, Tiranë.
Kryetar aktual i Bordit Drejtues është zoti Edmond Sheshi, Administrator i NETRDA - Tiranë.