DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Bordi Drejtues

Bordi Drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, është një nga organet drejtuese të këtij institucioni, misioni i të cilit është sigurimi i transparencës dhe paanshmërisë ndërmjet palëve të interesuara në procesin e vendim-marrjes së standardizimit dhe ruajtja e barazisë të secilës palë në këtë proces.

Bordi Drejtues përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët janë përfaqësues të palëve të interesuara në procesin e standardizimit, respektivisht biznesi, qeveria, konsumatori, akademia. Ky përfaqësim është i tillë, që interesat e palëve të jenë të balancuara, ku e drejta për të propozuar, për t'u informuar dhe për të vendosur të jetë e baraspeshuar ndërmjet palëve.

Bordi Drejtues i DPS mblidhet dy herë në vit. Mbledhjet thirren dhe kryesohen nga Kryetari. Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtorët e Departamenteve të DPS-së, marrin pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote. Aktualisht Bordi drejtohet nga përfaqësues biznesi, I zgjedhur nga anëtarët e këtij Bordi.

Përfaqësimi i Bordit sipas VKM 433, datë 05.05.2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”, të ndryshuar, është si vijon:

Kryetar aktual i Bordit Drejtues është zoti Edmond Sheshi, Administrator i NETRDA - Tiranë.