1.1 Ky standard evropian specifikon kërkesat për pajisjet e sprucimit elektrostatik që vihen në punë me dorë ose që mbahen në dorë për materialet veshëse prej lëngjesh të djegshme për tu përdorur në atmosferat shpërthyese të gjeneruara nga retë e spërklave të tyre brenda një game temperature nga 5 °C deri 40 °C. Ky standard evropian merret me të gjitha rreziqet më kryesore gjatë sprucimit elektrostatik të materialeve veshëse në formë lëngjesh, e cila mund gjithashtu të përmbajë sasi të vogla copëzash prej metali të shtuara, nëse puna është kryer në kushtet e rekomanduara nga prodhuesi. Në veçanti, ky përfshin rrezikun e ndezjes që mund të ndodh nga atmosferat shpërthyese të gjeneruara. Ky standard evropian specifikon kërkesat që lidhen me projektimin dhe kërkesat e provës për pajisjen e sprucimit elektrostatik të tipeve nga A-L sipas tabelës 1 të EN 50176:2009.
1.2 Përsa i përket masave mbrojtëse dhe parandaluese të shpërthimit, ky standard evropian gjithashtu aplikohet për jonizatorët me ngarkim kurore të tensionit të lartë. Jonizatorët në përpuhtje me EN 50050-1 japin pajisje kategoria 2G. Pjesët e isolatorëve, të cilët parashikohen të përdoren ose instalohen në Zonën 2, japin pajisje kategoria 3G, në përputhje me EN 50050-1, shiko Aneks D.
1.3 Aplikatorët elektrostatik parashikohen të jenë pajisje të grupit II, kategoria 2G për përdorim në zonat potencialisht shpërthyese të Zonës 1 dhe 2, të cilat janë gjeneruar nga pajisjet vetë. Të gjitha pjesët e tjera të pajisjes së sprucimit electrostatic që mbahen në dorë konsiderohen të jenë pajisje të kategorisë3G nëse ato janë instaluar ose përdorur në zona potancialisht shpërthyese të zonës 2.
1.4 Të gjitha rreziqet e tjera të rëndësishme përkatëse për aplikatorët (psh. rrjedhja e fluidit, fortësia mekanike, rreziqet elektrike (përveç rreziqeve elektrostatike), zhurma, shpërthimi, kontakti me ose inhalacioni i substancave të rrezikshme, ergonomia) mbulohen nga EN 1953.
1.5 Ky standard gjithashtu jep detaje lidhur me sistemet e sigurisë së cilësisë për pajisjet e sprucimit elektrostatikems for electrostatic spraying equipment, see Annex C
1.6 Kërkesa shtesë mund të jenë të aplikueshme për pajisje të projektuara për përdorim në industrinë e ushqimit dhe atë farmaceutike.
1.7 Ky standard evropian nuk aplikohet për:
Klasifikimi zonal i zonave në dhe rreth kabinave të sprucimit [shiko EN 12215],
Klasifikimi zonal i zonave të tjera me atmosphere potencialisht shpërthyese [shiko 60079-10-1],
Përzgjedhja, ngritja dhe zbatimi i pajisjeve të tjera elektrike dhe jo elektrike në zona me rrezik shpërthimi [shiko EN 60079 14 dhe EN 12215],
pastrimi i zonës së sprucimit, shiko instruksionin e përdorimit të pajisjes së sprucimit,
Parandalimi dhe mbrojtja ndaj zjarrit, për shembull rreziqet ndaj zjarrit shkaktuar nga burrime të tjera [shiko EN 12215],
Kërkesat për makinerinë për furnizimin dhe riciklimin e materialit veshës që punon nën presion [shiko EN 12621].
1.8 Kur materialet veshëse të përpunuara që kanë veti elektrike specifike (përcjellshmëri, rezistencë) atëhere funksioni i pajisjes së dorës për sprucim për të ngarkuar materialet veshëse elektrostatikisht mund të influencohet si rezultat i një lëshimi tensioni në një electrode që është duke u ngarkuar.
Directives related to this standards.
Pajisje dhe sisteme të mbrojtjes për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (ATEX)
Të harmonizuaraDirektiva e BE 2014/34 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (riformulim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50050:2006
PUBLISHED
SSH EN 50050-1:2013
60.60
Standard published
3 korr 2014