Ky dokument përcakton një metodë për vlerësimin e qëndrueshmërisë së sipërfaqes ndaj llojeve të ndryshme të gërvishtjeve të dukshme. Ai ka të bëjë me sipërfaqet e të gjitha produkteve të përfunduara, pa marrë parasysh materialin e tyre.
Ai nuk zbatohet për përfundimet në lëkurë dhe tekstile.
Metoda A është e përshtatshme për të gjitha llojet e mbulimeve dhe përfundimeve të sipërfaqeve, përveç tabakve të mbuluara me melaminë (sipas EN 14322) dhe HPL (sipas EN 438 1). Ajo simulon gërvishtje që mund të depërtojnë dhe/ose të deformojnë.
Metoda B është e përshtatshme për të gjitha llojet e sipërfaqeve. Ajo simulon gjurmët e para të dukshme (p.sh. gërvishtje, shenja), të cilat mund të përfshijnë gjithashtu një ndryshim në shkëlqim.
Prova është e destinuar të kryhet në një pjesë të mobiljeve të përfunduara. Megjithatë, mund të kryhet edhe në panele testuese të të njëjtit material, të përfunduara në një mënyrë identike me produktin e përfunduar dhe me një madhësi të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e e provës.
Është e domosdoshme që prova të kryhet në sipërfaqe të papërdorura.
PUBLISHED
SSH EN 15186:2012
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 15186:2024
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
10 shk 2025
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".