Ky dokument specifikon klasifikimin, kërkesat e përgjithshme dhe metodat e provës për sistemet e tubave fleksibël për ngrohje qendrore, të prodhuara në fabrikë dhe të vendorur nëntokë me tuba termoplastik të përforc(TRSP).
Sistemet e tubave fleksibël të lidhur ose jo të lidhur të prodhuar në fabrikë, të mbuluara nga ky dokument, përbëhen nga:
- Tub shërbimi i përforcuar termoplastik, i cili përbëhet nga një shtresë e brendshme e bërë nga PE-Xa, një shtresë e ndërmjetme termoplastike, një shtresë përforcuese e bërë nga fibra para-aramid, një shtresë e jashtme termoplastike dhe një shtresë barriere difuzioni, të gjitha me strukturë të lidhur;
- Shtresë izolimi termik;
- Mbulesë e bërë nga PE.
Në varësi të profilit të temperaturës, ky dokument është i zbatueshëm për një temperaturë maksimale operimi prej 115 °C dhe presion maksimal të projektimit të funksionimit deri në 1.6 MPa.
Sistemet e tubave janë projektuar për një jetëgjatësi shërbimi prej të paktën 30 vjetësh.
Ky dokument nuk zbatohet për të mbuluar sistemet e mbikëqyrjes.
SHËNIM Për temperatura më të larta ose për transportin e lëngjeve të tjera, për shembull uji i pijshëm, nevojiten kërkesa dhe testime shtesë. Kërkesa të tilla nuk specifikohen në këtë dokument.
Një udhëzues për testimin e montimit të tubave është dhënë në Shtojcën D.
IN_DEVELOPMENT
prDS CEN/TS 17889:2024
50.99
FDIS or proof approved for publication
12 maj 2025