DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 12464-2:2024

Dritë dhe ndriçim - Ndriçimi i vendit të punës - Pjesa 2: Vendet e punës në ambiente të jashtme

Light and lighting - Lighting of work places - Part 2: Outdoor work places

General information

50.99     11 sht 2025

60.60   

DPS

DPS/KT 50

European Norm

91.160.20  

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat e ndriçimit për njerëzit në vende pune në ambiente të jashtme, të cilat plotësojnë nevojat për rehati vizuale dhe performancë të personave që kanë kapacitet vizual normal, ose të korrigjuar në normalitet me mjete oftalmike (vizuale). Detyrat vizuale të zakonshme dhe shmangia e dritës shqetësuese merren parasysh.
Ky dokument përcakton kërkesat për zgjidhje ndriçimi për shumicën e vendeve të punës në ambiente të jashtme dhe zonat e lidhura me to, në lidhje me sasinë dhe cilësinë e ndriçimit. Për më tepër, jepen rekomandime për praktikën e mirë të ndriçimit. Ky dokument nuk përcakton kërkesa ndriçimi në lidhje me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në punë dhe nuk është përgatitur në fushën e zbatimit të Nenit 153 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, megjithëse kërkesat e ndriçimit, siç përcaktohen në këtë dokument, zakonisht përmbushin nevojat për siguri.
SHËNIM: Kërkesat e ndriçimit në lidhje me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në punë mund të përfshihen në Direktivën që mbështetet në Nenin 153 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, në legjislacionin kombëtar të shteteve anëtare që zbatojnë këto direktiva, ose në legjislacionin tjetër kombëtar të shteteve anëtare.
Ky dokument nuk ofron zgjidhje specifike, as kufizon lirinë e projektuesve për të eksploruar teknika të reja, as kufizon përdorimin e pajisjeve inovative. Ndriçimi mund të sigurohet nga drita natyrale, ndriçimi elektrik, ose një kombinim i të dyjave.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për ndriçimin e vendeve të punës të brendshme, minierave nën tokë ose ndriçimin në rast emergjence. Për vende pune të brendshme, shihni EN 12464-1 dhe për ndriçimin në rast emergjence, shihni EN 1838 dhe EN 13032-3.

Related directives

Directives related to this standards.

2016/797/EU

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 12464-2:2014

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 12464-2:2024
50.99 FDIS or proof approved for publication
11 sht 2025

Related project

Adopted from EN 12464-2:2024 IDENTICAL