Publikuar
S SH EN ISO 14001:2015 specifikon kërkesat për sistemin e menaxhimit të mjedisit për ti krijuar mundësinë një organizate të zhvillohet dhe të implementojë (ose zbatojë) një politikë dhe objektiva të cilat marrin parasysh kërkesat ligjore dhe kërkesa të tjera për të cilat organizata pajtohet, si dhe informacion në lidhje me aspekte të rëndësishme mjedisore. Është i aplikueshëm tek ato aspekte mjedisore të cilat organizata identifikon se mund ti kontrollojë vetë dhe tek ato aspekte që mund të ketë influencë. Ajo nuk ka kriter specifik të performancës mjedisore nga shteti. S SH EN ISO 14001:2015 është i zbatueshëm për çdo organizatë që dëshiron të krijojë, të zbatojë, të ruajë dhe përmirësojë një sistem të menaxhimit të mjedisit për të siguruar veten konform politikës mjedisore të cilës ka deklaruar, dhe të demonstrojë përputhshmërinë me S SH EN ISO 14001:2015 nga a)një vet-përcaktim ose vet-deklarim, ose b)duke kërkuar konfirmimin e përputhshmërisë së saj nga palët të cilat kanë interes në organizatë, siç mund të jenë klientët, ose c)duke kërkuar konfirmimin e vetëdeklarimit të saj nga palë të jashtme për organizatën, ose d) duke kërkuar çertifikimin/regjistrimin e sistemit të menaxhimit mjedisor të saj nga një organizatë tjetër e jashtme.Të gjitha kërkesat në S SH EN ISO 14001:2015 kanë për qëllim të përfshihen në çdo sistem të menaxhimit të mjedisit. Shkalla e aplikimit do të varet nga faktorë të tillë si politika mjedisore e organizatës, natyra e aktiviteteve të saj, produkteve dhe shërmbimeve dhe vendin dhe kushtet në të cilat funksionon. S SH EN 14001:2015 gjithashtu ofron në Aneksin A udhëzime informative mbi përdorimin e tij.
Directives related to this standards.
RREGULLORJA (EC) Nr 765/2008 E PARLAMENTIT EUROPIAN DHE E KËSHILLIT e 9 korrik 2008 që përcakton kërkesat për akreditim dhe mbikqyrje të tregut në lidhje me marketingun e produkteve dhe shfuqizimin e Rregullores (EEC) Nr 339/93
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN ISO 14001:2015
60.60
Standard published
23 sht 2015