Standardi SSH ISO 13810:2022 “Turizëm dhe shërbime të lidhura me të - Vizita në vende industriale, natyrore, kulturore dhe historike - Kërkesa dhe rekomandime”
Ky standard përcakton kërkesat dhe rekomandimet e përgjithshme për operatorët turistik, të cilët ofrojnë guida për vizitorët në lidhje me:
- karakteristikat e vlerës kulturore, historike ose natyrore të një vendi turistik; ose
- Si ofrohet një shërbim, aktivitet ose produkt sot dhe si është ofruar në të kaluarën (p.sh. turizmi industrial).
Standardi zbatohet për vizitat turistike dhe shërbimet, objektet, pajisjet dhe aktivitetet përkatëse, që mund të ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e vizitorëve.
Standardi SSH ISO 13810:2022 vihet në dispozicion për të gjithë bizneset dhe palët e interesuara, të cilët janë të interesuar për të blerë standardin, mund të paraqiteni për më tepër informacion, në zyrat tona në adresën e mëposhtme:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Ose mund të na kontaktoni me anë të e-mailit: E-mail: info@dps.gov.al si edhe nepërmjet numrit të telefonit: Tel: + 355 (4) 222 62 55; Fax: + 355 (4) 224 71 77