DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi për Sigurinë e Skuterve Elektrikë

Skuterët elektronikë po bëhen gjithnjë e më shumë mjete të përdorshme nga shumë njerëz nëpër gjithë qytetet e mbarë botës. Ata janë forma më e thjeshtë e transportit, të shpejtë dhe nuk bllokojnë trafikun në rrugë, dhe gjithmonë ka vend për t’i parkuar. Janë mjete të thjeshta dhe të lehta transporti, por jo gjithmonë të sigurta, pasi në shumicën e rasteve, përdoruesit e tyre nuk janë të detyruar të pajisen me leje drejtimi për to.

Ndërsa drejtimi i sigurt i skuterve elektronikë është një problem, një tjetër shqetësim është siguria elektrike e tyre. Komiteti Teknik IEC TC 125 harton standarde për pajisjet e transportit, të cilat funksionojnë me bateri të karikueshme me energji elektrike, të ndërtuar me një ose më shumë rrota, dhe shpejtësia ose drejtimi i tyre kontrollohet në mënyrë elektronike. Në terminologjinë IEC, këto quhen mjete transporti elektrike. Ato përfshijnë skuterët elektrikë dhe monoçikletat, por përjashtojnë biçikletat elektrike, motoçikletat ose makinat, pasi ato trajtohen tashmë nga komitete të tjera teknike, si në IEC ashtu edhe në ISO.

Komiteti Teknik ISO TC 125 ka publikuar serinë e standardeve, IEC 63281, të cilat përcaktojnë kërkesat e sigurisë dhe metodat e provës për mjetet e transportit elektronikë personalë. Këto standarde ndihmojnë në rritjen e sigurisë së skuterve elektrikë.

Standardet e Komitetit Teknik IEC TC 125 përfshijnë, por nuk kufizohen në: • siguria elektrike dhe mekanike;
• performanca dhe qëndrueshmëria;
• siguria funksionale e skuterve elektrikë.