DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardet si mjet për mbrojtjen e konsumatorëve

Standardet luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorit. Ato shpesh përcaktojnë karakteristikat e një produkti apo shërbimi, si dhe mënyrat për të matur ose testuar ato.

Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit synojnë të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, në mënyrë që ato të arrijnë nivele më të larta të:

• Cilësisë dhe besueshmërisë;
• Mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit;
• Përputhshmërisë ndërmjet produkteve;
• Vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve;
• Mundësive më të mëdha për zgjedhjen e mallrave dhe shërbimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) i vjen në ndihmë konsumatorëve nëpërmjet standardit SSH ISO 22003-2:2022 “Siguria ushqimore – Pjesa 2: Kërkesat për organet që ofrojnë vlerësimin dhe çertifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, duke përfshirë auditimin e sistemit të sigurisë ushqimore”.

Ky standard specifikon rregullat e zbatueshme për auditimin e një Sistemi të Sigurisë Ushqimore dhe për çertifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve që përputhen me kërkesat e programit të çertifikimit.