DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria në rrugë - Seria e standardeve për sigurinë dhe funksionin elektronik të automjeteve

Në ditët e sotme, kur teknologjia e automjeteve të transportit po avancon me ritme të shpejta, është e rëndësishme që automjetet e reja elektronike të jenë të sigurta. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar serinë e standardeve ndërkombëtare për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve elektrike dhe elektronike të automjeteve të transportit, e cila shërben për t’i dhënë siguri industrisë së prodhimit të automjeteve.

Makinat e prodhura me teknologjitë e reja janë shumë të avancuara krahasuar me makinat e vjetra të një shekulli më parë, të cilat ishin me motorë me djegie të brendshme dhe me dritare me hapje manuale të xhamave. Në ditët e sotme gjithçka në automjet bëhet me prekjen e një butoni ose nëpërmjet një komande të thjeshtë. Teknologjia vazhdon të avancojë dhe elektronika ofron një tërësi funksionesh të modernizuara për automjetet.

Me avancimin e teknologjisë vijnë një sërë rreziqesh. Qëllimi i serisë së Standardeve ISO 26262 është të pakësojë këto rreziqe, duke ofruar udhëzime dhe kërkesa për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve elektrike dhe elektronike në automjete.

Standardi ISO 26262, i publikuar me 12 pjesë të ndryshme, Automjetet rrugore - Siguria dhe funksionimi, teknologjinë e re të avancuar në projektimin dhe prodhimin e automjeteve.

Seria e standardeve ISO 26262 është një mjet i dobishëm për industrinë e automjeteve, e cila shërben për të ofruar sigurinë e automjetit dhe përgjithësisht shërben për të lejuar fleksibilitet për inovacionin dhe zhvillimin e kësaj teknologjie.

Karakteristikat funksionale të sigurisë formojnë një pjesë integrale të fazës së zhvillimit të produktit të automjeteve, nga projektimi dhe dizajni në implementimin, integrimin, verifikimin, vlerësimin dhe në fund nxjerrjen nga prodhimi. Standardi ISO 26262 përcakton sigurinë dhe funksionimin për të gjitha sistemet e lidhura me sigurinë elektronike dhe elektrike të automjeteve, duke mbuluar tërë ciklin e tyre, përfshirë këtu: zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen, shërbimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit.

Standardi ISO 26262, pjesët 1-12, janë miratuar nga komiteti teknik ISO / TC 22, automjetet rrugore , sekretariati i të cilit mbahet nga Komiteti i Standardeve Industriale Japoneze, anëtari i ISO-së për Japoninë.