Publikuar
Ky dokument përfshin analizën instrumentale të materialeve ushqimore me anë të spektrometrisë së masës së raportit izotopik me analizator elementar (EA-IRMS), për përcaktimin e raporteve izotopike të karbonit (C) dhe/ose azotit (N).
Raportet izotopike të përftuara në përputhje me këtë dokument shprehen si vlera δ¹³C dhe/ose δ¹⁵N, në raport me standardet ndërkombëtare të matjes.
Përgatitja e mostrës nuk përfshihet në këtë dokument. Supozohet se mostra ushqimore është trajtuar paraprakisht, sipas nevojës, dhe është homogjenizuar.
Në mënyrë të ngjashme, interpretimi i vlerave delta të izotopeve të përftuara nuk mbulohet nga ky dokument. Zbatimi i kësaj procedure do të rezultojë vetëm në vlera delta të izotopeve për materialet e mostrave.
Në përputhje me këtë dokument mund të analizohen mostra në gjendje të ngurtë dhe/ose të lëngët.
Megjithëse për përcaktimin e vlerave δ¹³C dhe/ose δ¹⁵N në materialet ushqimore mund të përdoren edhe teknika të tjera instrumentale, këto teknika nuk përfshihen në këtë dokument.
PUBLISHED
SSH EN 18054:2025
60.60
Standard published
26 gush 2026