Publikuar
Ky dokument përfaqëson një standard ndërkombëtar të hapur për informacionin që përdoret në Modelimin e Informacionit të Ndërtimit (BIM), i cili shkëmbehet dhe ndahet midis aplikacioneve softuerike të përdorura nga pjesëmarrës të ndryshëm në sektorin e ndërtimit ose menaxhimit të aseteve/faciliteteve.
Ky dokument përfshin përkufizime që mbulojnë informacionin e nevojshëm për ndërtesa dhe vepra infrastrukturore gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor.
Kyversion i dokumentit ka zgjeruar mbulimin për të përfshirë edhe informacionin e kërkuar për objekte infrastrukturore, si: ura, rrugë, hekurudha, rrugë ujore dhe porte.
Ky dokument përfshin një skemë të të dhënave, dokumentacionin përkatës, përkufizimet e seteve të pronave dhe sasisë, dhe mekanizmin e strukturës së formatit të skedarit të shkëmbimit.
Përkufizimet e këtij dokumenti përdoren për të mbështetur procese pune të pranuara në sektorin e ndërtimit dhe të menaxhimit të objekteve, përkatësisht për dorëzimet e informacionit. Këto dorëzime informacioni mund të përshkruhen sipas standardit ISO 29481.
Nivele të ndryshme implementimi të këtij dokumenti mund të përcaktohen për të mbështetur më mirë dorëzime të shumta informacioni. Këto njihen si Përkufizime të Pamjes së Modelit (Model View Definition – MVD).
Çdo MVD përcakton një nën-grup përkufizimesh nga ky dokument, të cilat janë të detyrueshme për zbatimin në aplikacionet softuerike.
Aplikacionet që përputhen me standardin duhet të deklarojnë MVD-në me të cilën janë në përputhje kur aplikojnë për certifikim softuerik.
Ky botim i dokumentit përfshin:
Përkufizime të formatit të shkëmbimit BIM, të nevojshme në fazat e ciklit jetësor të ndërtesave dhe infrastrukturës:
demonstrimi i nevojës;
konceptimi i nevojës;
përshkrimi i fizibilitetit;
studim i plotë i fizibilitetit dhe autorizimi financiar fillestar;
projekti konceptual paraprak;
projekti konceptual i plotë;
projekti i koordinuar;
prokurimi dhe autorizimi i plotë financiar;
informacioni për prodhim;
ndërtimi;
operimi dhe mirëmbajtja.
Përkufizime të formatit të shkëmbimit BIM, të nevojshme për disiplinat e ndryshme të përfshira në ciklin jetësor:
projekti arkitektonik dhe inxhinierik civil;
inxhinieria e shërbimeve dhe shërbimeve teknike mbështetëse;
inxhinieria strukturore;
prokurimi;
planifikimi i ndërtimit;
menaxhimi i ndërtesave dhe shërbimeve teknike mbështetëse;
menaxhimi i projekteve;
menaxhimi i kërkesave të klientit;
autoritetet industriale për leje dhe miratime.
Përkufizime të formatit të shkëmbimit BIM, që përfshijnë:
struktura e projektit;
komponentët fizikë;
komponentët hapësinorë;
elemente analitike;
proceset;
burimet;
kontrolli;
aktorët;
përkufizimi i kontekstit.
PUBLISHED
SSH EN ISO 16739-1:2024
60.60
Standard published
11 korr 2025