Ky dokument është i zbatueshëm për testin e rrëshqitjes (prerjes) në puse duke përdorur procedurën e pikometrit, e njohur zakonisht si testi me pikometër (emërtim që rrjedh etimologjikisht nga phi për këndin e fërkimit, co për kohezionin dhe meter për matje).
Testi mund të kryhet në të gjitha llojet e dheut natyror, mbushjeve dhe dheut artificial, të cilat mund të jenë të ngopura me ujë ose jo.
Ky test nuk është i zbatueshëm për:
dhera shumë të butë të imët,
dhera shumë të lirshëm të trashë,
shkëmbinj me rezistencë të mesme deri shumë të lartë,
dhe për dhera natyror ose artificial me përqendrim të lartë gurësh të mëdhenj (diametër granuli më të madh se 150 mm).
Në përgjithësi, testi është i zbatueshëm në dhera që kanë karakteristika të rezistencës ne terren (in-situ) brenda këtyre kufijve të përafërt:
- Presioni limit nga presiometri Menard: 0,4 MPa < plM < 3,5 MPa (ose më shumë se 4 MPa për dhe granularë jo-kohezivë);
- Rezistenca e konit në CPT: 1,5 MPa < qc < 15 MPa (në varësi të llojit të dheut – shih Shtojcën E);
- Vlera SPT (N): 8 < N < 50 (në varësi të llojit të dheut – shih Shtojcën E).
Testi mund të kryhet edhe në dhera me karakteristika jashtë këtyre kufijve, për aq kohë sa vlerësimi i përfaqësimit të rezultateve bëhet përmes analizës së grafikëve PBST (shih Nenin 8).
Ky dokument është i zbatueshëm vetëm për testet e kryera në thellësi deri në 30 m.
Parametrat që nxirren nga ky test janë vetitë e forcës së rrëshqitjes (prerjes), përkatësisht:
kohezioni
këndi i fërkimihet të brendshëm.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 22476-16:2024
50.99
FDIS or proof approved for publication
11 sht 2025