1.1 Fushëveprimi i EN 1991 1 2
(1) Metodat e dhëna në këtë Eurokod janë të aplikueshme për ndërtesa dhe vepra inxhinierike civile, me risk zjarri që lidhet me ndërtesën dhe përdorimin e saj.
(2) EN 1991 1 2 trajton veprimet termike dhe mekanike mbi struktura të ekspozuara ndaj zjarrit. Ky Eurokod është i menduar të përdoret së bashku me Pjesët e Projektimit Kundër Zjarrit të EN 1992 deri në EN 1996 dhe EN 1999, të cilat japin rregulla për projektimin e strukturave për qëndrueshmëri ndaj zjarrit.
(3) EN 1991 1 2 përmban veprime termike, të cilat mund të jenë të përcaktuara ose të bazuara fizikisht. Më shumë të dhëna dhe modele për veprime termike të bazuara fizikisht jepen në anekse.
(4) EN 1991 1 2 nuk mbulon vlerësimin e dëmit të një strukture pas zjarrit.
(5) EN 1991 1 2 nuk mbulon kërkesa shtesë, si për shembull:
- mundësinë e instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve kundër zjarrit me spërkatje;
- kushte për përdorimin e ndërtesës ose të hapsirës kundër zjarrit;
- përdorimin e materialeve të miratuara për izolim dhe veshje, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tyre.
1.2 Supozime
(1) Përveç supozimeve të përgjithshme të EN 1990, zbatohen këto supozime:
- çdo sistem aktiv dhe pasiv mbrojtjeje nga zjarri që merret parasysh në projektim do të mirëmbahet në mënyrën e duhur;
- zgjedhja e skenarit përkatës të zjarrit në projektim bëhet nga personel i kualifikuar dhe me përvojë të duhur, ose jepet nga rregullorja përkatëse kombëtare.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-2:2002
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-2:2002/AK:2021
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-2:2002/AC:2013
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1991-1-2:2024
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
10 shk 2025
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.