Publikuar
Ky standard përcakton metodat e provës dhe kërkesat minimale për aktivitetin e eliminimit të viruseve (baktereve) tek dezinfektuesit kimik të cilët formojnë një masë homogjene, fizikisht të qëndrueshme kur janë të hollura me ujë, ose kur produktet janë të gatshme dhe përdoren me ujë. Standardi është i zbatueshëm në dezinfektimin e produkteve dhe instrumenteve të cilat përdoren në fushën e mjekësisë edhe nëse këto instrumente dhe pajisje nuk janë të përfshira në Direktivën “EEC/93/42, Pajisje Mjekësore”. Theksojmë se ky është një standard i cili është i zbatueshëm në dezinfektimin e instrumenteve dhe pajisjeve në fushën e mjekësisë në mjedise të tilla siç mund të jenë psh; spitale, institucione mjekësore të tjera të cilat mund të jenë klinika dentare, klinika mjekësore në ambientet e shkollave, kopshteve dhe shtëpive të pleqve; gjithashtu nga këto mjedise nuk përjashtohen vendi i punës, shtëpia, pastrimi kimik si dhe kuzhina nga e cila serviren produktet e gatuara tek pacientët.
PUBLISHED
SSH EN 17111:2018
60.60
Standard published
15 korr 2019