Publikuar
Ky specifikim teknik i adresohet proceseve që lidhen me riciklimin e bakrit dhe/ose metaleve të cmuara që përmbajnë WEEE dhe fraksionet e WEEE
Shenim 1 Për trajtimin e WEEE aplikohet EN 50625-1.
Ky specifikim teknik lidhet me proceset kimike dhe metalurgjike të përdorura për riciklimin e bakrit dhe/ose metaleve të cmuara që përmbajnë WEEE-të dhe fraksionet e WEEE, në këtë mënyrë duke i diferencuar ato nëpërmjet përpunimit manual/mekanik (shiko Aneksin A). Të gjitha proceset kimike dhe metalurgjike përfshihen deri sa materialet përfundimtare do të përdorn për qëllimin e tyre original ose për qëllime të tjera ose do të hidhen përfundimisht në mbeturina.
Shënim 2 Metalet e cmuara kryesore janë ari, argjendi, dhe palladiumi.
Shënim 3 Shumica e volumit të WEEE që përpunohen nëpërmjet operatorëve të trajtimit përfundimtar përbëhet nga fraksione të WEEE (psh. bordet e qarqeve që përmbajnë bakër dhe/ose metale të cmuara, megjithëse mund të jenë gjithë mbetjet e vogla të Pajisjeve elektrike dhe elektronike që mund të përpunohen direct në trajtimin përfundimtar (psh Fisha e USB)
Shënim 4 Përpunimet kimike dhe metalurgjike janë procese në të cilat ndodh një reaksion kimik për shëmbull: piroliza, shkrirja, rafinimi, ekstraktet tretëse, shkëmbimet e joneve, kullimi dhe shpërbërja në acidet ujore ose baza, precipitimi, çimentimi, shtypja. Ato ndryshojnë nga proceset mekanike dhe fizike siç janë klasifikimi dhe ndarja bazuar në proceset fizike (psh densiteti, magnetizmi dhe ngjyra) dhe proceset e zvogëlimit të masës siç është copëtimi dhe grimcimi.
Shënim 5 Në përgjithësi, këto mjete të trajtimit final mbulohen nga IED 2010/75/EU, psh shkrirja ose rafinerimi i bakrit.
Directives related to this standards.
PUBLISHED
DS CLC/TS 50625-5:2017
60.60
Standard published
25 jan 2018