Publikuar
Ky standard specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë ku një institucion i kujdesit shëndetësor:
a) duhet të tregojë aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht shërbime të kujdesit shëndetësor që përmbushin kërkesat e pacientëve, kërkesat ligjore; dhe
b) synon të rrisë kënaqësinë e pacientëve, përmes zbatimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e pacientëve, kërkesat ligjore dhe kërkesat lidhur me karakteristikat e cilësisë; kujdesit të duhur dhe të saktë; gadishmërisë; vazhdimësisë së kujdesit; efektivitetit; efikasitetit; pa-anshmërisë; të dëshmojë kujdesin bazuar në njohuritë; kujdesit ndaj pacientëve, duke përfshirë integritetin fizik, psikologjik dhe social; përfshirjen e pacientëve; siguria e pacientit dhe afatet kohore / qasja.
SHËNIM 1:
Kërkesat në lidhje me rezultatet materiale si indet, produktet e gjakut, produktet farmaceutike, produktet e kulturës qelizore dhe pajisjet medicinale nuk përfshihen në fushën e këtij standardi, pasi ato janë të rregulluara në standarde të tjera. Ky standard fokusohet në kërkesat për proceset klinike.
Ky standard fokusohet në kërkesat për proceset klinike. Institucionet dhe/ose organizatat që, në sistemin e tyre të menaxhimit të cilësisë përfshijnë edhe kërkime ose procese arsimore, ose të dyja të bashkë, mund të përdorin kërkesat e këtij standardi aty ku është e aplikueshme.
Ky standard ka për qëllim përshtatjen dhe specifikimin e kërkesave, si dhe konceptin "produkt dhe shërbim" dhe perspektivat e konsumatorëve në standardin SSH EN ISO 9001: 2015, për kushtet specifike të kujdesit shëndetësor, të cilët ofrojnë kryesisht shërbime dhe ku konsumatorët janë kryesisht pacientë.
WITHDRAWN
SSH EN 15224:2012
PUBLISHED
SSH EN 15224:2016
60.60
Standard published
25 korr 2017