DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH IEC 60335-2-14:2016

Pajisje shtëpiake dhe pajisje elektrike të ngjashme me to - Siguria - Pjesa 2-14: Kërkesa të veçanta për makinat për përpunimin e ushqimit

Household and similar electrical appliances - Safety - Part 2-14: Particular requirements for kitchen machines
22 sht 2017

General information

60.60     20 korr 2017

DPS

DPS/KT 6

International Standard

97.040.50     13.120  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

IEC 60335-2-14:2016 merret me sigurinë e makinave elektrike të kuzhinës për qëllime shtëpiake dhe të ngjashme me të, me tension të vlerësuar të tyre jo më shumë se 250 V. Shiko fushën e zbatimit të 60335-2-14 për një listë të pajisjeve që janë brenda fushës së këtij standardi. Pajisjet e parashikuara për përdorim normal shtëpiak dhe të ngjashëm me të dhe që mund të përdoren nga asistentët në dyqane, në industrinë e lehtë dhe në ferma janë brenda fushës së këtij standardi. Megjithatë nëse pajisja parashikohet të përdoret profesionalisht për përpunimin e ushqimit për tregti, pajisja nuk konsiderohet të jetë vetëm për përdorim shtëpiak dhe të ngjashëm me të. Sa më gjatë të jetë i praktikueshëm, ky standard merret me rreziqet e zakonshme të paraqitura nga pajisjet të cilat përdoren nga të gjithë personat brenda dhe rreth shtëpisë. Megjithatë ai nuk merr parasysh personat (duke përfshirë fëmijët) kapaciteti fizik, ndjesor dhe mendor i të cilëve; ose mungesa e eksperiencës dhe njohurive i ndalon ata për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë pa vëzhgim ose instruksion; fëmijët ë luajnë me pajisjet. Ky standard nuk aplikohet për:
- Makinat prerëse që kanë thikë rrethore tehu iI të cilës është iI pjerrët me kënd 45° nga vertikalja;
- Makineritë për grumbullimin e mbeturinave ushqimore
- Pajisjet e akullores me makina elektrike të kuzhinës me motorkompresor të përfshirë e parashikuar për përdorim për tregti;
- Makinat elektrike të kuzhinës e parashikuar për qëllime industriale;
- Makinat elektrike të parashikuara për përdorim në zona ku mbizotërojnë kushte speciale siç janë prezenca e atmosferave gërryese dhe shpërthyese (pluhur, avull ose gaz). Ky botim i gjashtë anullon dhe zëvendëson botimin e pestë të 2006 duke përfshirë amendamentin e saj 1 (2008) dhe amedamentin 2 të saj (2012). Ky botim konsiston në një rishikim teknik. Ndryshimet kryesore në këtë botim krahasuar me botimn e pestë të IEC 60335-2-14 janë si më poshtë (ndryshimet e vogla nuk janë listuar):
- Kërkesat për makinat e bërjen e makaronave me funksion të përzierë janë prezantuar (3.1.9.116, 11.7.118, 19.103);
- Kërkesat për pajisjet që kanë një helikë ose turjelë janë ndryshuar (20.106);
- përcaktime për operimin normal janë ndryshuar (3.1.9);
- metoda e kryerjes së provës së ngrohjes është ndryshuar (11.7);
- Kërkesat në 20.114 janë modifikuar për tu renditur me specifikimet e provës:
- - Disa shënime në nënklauzolat 5.2, 11.7.107, 11.7.110, 11.7.116, 20.103, 20.107, 20.108, 20.117, 20.119, 25.14, dhe Anneksin AA janë kthyer në tekst normative. Kjo pjese 2 duhet të përdoret në lidhje me botimin e fundit të IEC 60335-1 dhe amendamenteve të tij. Ai është hartuar mbi bazën e botimit të pestë të këtij standardi atij të 2010. Vëmendje e komiteteve kombëtare tërhiqet për faktin që prodhuesit e pajisjeve dhe organizmat testuese mund të kenë nevojën e një periudhe tranzicioni pas publikimit të një publikimi të IEC të ri, të amenduar ose të rishikuar në të cilin ti bëjnë produktet në përputhje me kërkesat e reja dhe të marrin masat për admministrimin e testeve të reja ose të rishikuara. Është rekomandim iI komitetit që përmbajtjha e këtij publikimi të adoptohet për implementim kombëtar jo më herët se 12 muaj ose jo më vonë se 36 muaj nga data e publikimit. Fjalë kyçe: Pajisjet, Makineri kuzhine

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH IEC 60335-2-14:2008

NOW

PUBLISHED
SSH IEC 60335-2-14:2016
60.60 Standard published
20 korr 2017

Related project

Adopted from IEC 60335-2-14 Ed. 6.0 b