Shfuqizuar
Ky standard specifikon kërkesat e sigurisë dhe higjienës për projektimin dhe prodhimin e përzierësve planetarë fiks të kapacitetit më të madhe ose te barabartë me 5 l) dhe më pak se 500 l qe përdoren për perpunimin e përbërësve të ndryshem p.sh. kakao, miell, sheqer, vajra dhe yndyra, mish i grirë, vezë, dhe përbërës te tjerë, në industrinë ushqimore dhe dyqane.
Këto makina janë përdorur ndonjëherë në industri të tjera (p.sh. industrine farmaceutike, industrinë kimike, shtypin, etj), por rreziqet që lidhen me këto përdorime nuk janë konsideruar në këtë standard.
Makinat e mëposhtme përjashtohen:
- përzierësa planetarë ndihmes;
- makina me ushqim te vazhdueshem;
- përzierësa brumi);
- makina eksperimentale dhe testimi nën zhvillim nga prodhuesit;
- pajisje shtëpiake.
Synimi i përdorimit të makinës, siç përcaktohet në 3,12 e EN 292-1: 1991 dhe në manualin udhëzues te prodhuesit , është ngarkimi me përbërës të ndryshme, përpunimi i tyre në një kazan fiks me anë të rrahesve te duhur, shkarkimit dhe pastrimit.
Përpunimit është kryer në cikle e kohëzgjatje të ndryshueshme.
Ai mund të jetë ose me dorë ose automatikisht i kontrolluar, në cikle të veçanta ose në një përsëritje te cikel bazë të perseritur, etj
Rreziqet rëndësishme të mbuluara nga ky standard janë mekanike (prerje, kapje, humbja e stabilitetit), elektrike, termike, ergonomike dhe gjithashtu rreziqe që rezultojnë nga akumulimi i gazit, zhurmes, thithja e pluhurit, dhe mungesa e higjienës.
Ky standard nuk merret me zvogëlimin e zhurmës.
Standardi zbatohet vetëm për makinat e prodhuara pas datës së lëshimit të tij
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 454:2002
WITHDRAWN
SSH EN 454:2000+A1:2009
95.99
Withdrawal of Standard
23 mar 2015
PUBLISHED
SSH EN 454:2014