DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Miratohet Programi Vjetor i Punës për adoptimin e standardeve

Në datë 03 Shkurt 2023, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit Teknik të DPS për vitin 2023. Pjesëmarrja në mbledhje ishte kryesisht online ku shumica e anëtarëve prezent shprehën konfirmimin dhe miratimin e programit vjetor të punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike të DPS-së.

Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht; Listat me standardet e propozuara për adoptim gjatë vitit 2023 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.

Komitetet Teknike që patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Cilësisë së mjedisit, fushën ushqimore dhe atë të ndërtimit, DPS/KT 230 "Cilësia e ujit, ajrit dhe tokës", DPS/KT 275 "Analizat e produkteve ushqimore - Materialet në kontakt me ushqimin" si dhe DPS/KT 288 “Kryerja e punimeve gjeoteknike speciale”.

Në këtë mbledhje Bordit Teknik miratoi:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për shtesa në Listat e standardeve për adoptim dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet javën e dytë të muajit Korrik 2023.