DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Miratohet Programi i Punës për adoptimin e standardeve gjatë 6-mujorit të dytë të 2021

Bordi Teknik (BT) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) miratoi Programin e Punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike (KT), për 6-mujorin e dytë të vitit 2021.

Më 09 Korrik 2021, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS.

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, mbledhja e Bordit Teknik të DPS u zhvillua online, në platformë elektronike.

Anëtarët e BT-së shqyrtuan listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e dytë të vitit 2021 dhe ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas Programit të njoftuar të mbledhjes.

Komitetet Teknike që patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e elektroteknikës dhe TIK: DPS/KT 3 "Materiale elektrike dhe elektronike" dhe DPS/KT 9 "Teknologjia e komunikimit dhe informacionit", si dhe në fushën e ndërtimit: DPS/KT 104 "Beton dhe produkte që lidhen me të; “Automatizimi, menaxhimi dhe aksesorët në ndërtim" dhe DPS/KT 336 "Lidhëza bituminozë. Materiale rrugorë".

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, DPS informoi anëtarët e BT-së se gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të mbahen të angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: DPS/KT 160 "Pajisje mbrojtëse personale", DPS/KT 205 "Pajisje mjekësore joaktive", DPS/KT 215 "Pajisje respiratore dhe anestezie" dhe DPS/KT 316 "Pajisje mjekësore".

Përvec sa më sipër, Bordi Teknik u njoh edhe me punën e bërë nga DPS për plotësimin e dokumentacionit për anëtarësim me të drejta të plota në CEN/CENELEC, sidomos zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Standardeve (SMS) të DPS, sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, në mënyrë që të realizohet komunikimi me bazat e të dhënave të Organizmave Evropiane dhe Ndërkombëtare të Standardizimit.

Tashmë, anëtarët e KT-ve do të kenë profilin e tyre në SMS, duke siguruar një qasje më të madhe në aktivitetet e standardizimit.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar.

DPS , Tiranë - 09 Korrik 2021

Miratohet Programi i Punës për adoptimin e standardeve gjatë 6-mujorit të dytë të 2021

Miratohet Programi i Punës për adoptimin e standardeve gjatë 6-mujorit të dytë të 2021

Më 09 Korrik 2021, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS