Marrëveshjet kanë për qëllim ndër të tjera të theksojnë:
Rëndësinë që ka bashkëpunimi midis institucioneve të infrastrukturës së cilësisë dhe atyre që merren me zhvillimin ekonomik;
Rëndësinë, rolin dhe përfitimet që rrjedhin nga një bashkëpunim i ngushtë midis palëve të interesuara për zhvillimet më të fundit teknologjike në fushën e sigurisë dhe cilësisë së produkteve e shërbimeve;
Ndikimin pozitiv që kanë standardet dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe në marrëdhëniet tregtare rajonale e ndërkombëtare.
Gjithashtu, këto marrëveshje synojnë një sensibilizim të aktorëve të ekonomisë për pjesëmarrje me aktive të tyre (kryesisht të eksperteve të fushave të ndryshme të biznesit/kompanive) në Komitetet Teknike të DPS dhe në procesin e hartimit, adoptimit, miratimit dhe përkthimit të standardeve Shqiptare.
Shtrirja e këtij bashkëpunimi në qytete të tjera përveç Tiranës, ka për qëllim çuarjen më pranë biznesit dhe strukturave të zhvillimit rajonal teknologjinë më të fundit në nivel Europian e Ndërkombëtar, standardet Europiane e ndërkombëtare për të gjitha fushat e ekonomisë.
Në këto marrëveshje DPS i cakton palët nënshkruese si shitës zyrtare të standardeve Shqiptare përkundrejt termave financiare të rëna dakord nga palët.
Gjithashtu, në këto marrëveshje, DPS inkurajon shumë iniciativat e individëve apo kompanive të ndryshme të kontribuojnë financiarisht në përkthimin në gjuhën shqipe të standardeve Shqiptare.
Marrëveshje bashkëpunimi në fuqi të DPS janë si më poshtë vijon:
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Alb-Konfindustria, Tiranë
Marrevëshje bashkëpunimi ndërmjet DPS dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI)
Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare për Standardizim (AKS)
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet DPS dhe Institutit të Ndërtimit
Marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Ndërkombëtar të Standardeve të Elektroteknikës (IEC)
Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Evropian të Standardeve të Telekomunikacionit (ETSI)
Marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Evropian të Standardeve (CEN)
Marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Evropian të Standardeve për Elektroteknikën (CENELEC)
Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Malit të Zi (ISME)
Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM)
Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BAS)
Marrëveshje dypalëshe me Institutin e Standardizimit të Republikës së Kroacisë (HZN)
Marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Çeke për Standarde, Metrologji e Testime (UNMZ)
Marrëveshja ISO me Byronë e Standardeve të Republikës së Shqipërisë 1956
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet DPS dhe Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)