Nëpër botë ka një qarkullim masiv të mjeteve rrugore dhe hekurudhore, që transportojnë mallra të ndryshme, të cilat kanë nevojë për transportim frigoriferik të tilla si: fruta të freskëta, mish, lule, vaksinat, pajisjet mjekësore, kimikatet. Për t'u transportuar në mënyrë të sigurt dhe për t'u siguruar që mallrat të ruajnë vlerat e tyre, ato duhet të mbahen në një temperaturë konstante të kontrolluar në automjete të përshtatshme me pajisjet e nevojshme.
Komiteti teknik CEN/TC 413 'mjete transporti për transportimin frigoriferik të mallrave ' luan një rol të madh në hartimin e standardeve, që sigurojnë cilësinë e kësaj pajisjeje.
Së fundmi, komiteti teknik CEN/TC 413 publikoi një standard të ri të rëndësishëm në terren: EN 16440-2:2023 "Metodologjitë e testimit për pajisjet frigoriferike që vendosen në mjetet e transportit - Pjesa 2: Pajisjet ftohëse".
Ky standard evropian specifikon metodologjitë e testimit të zbatueshme për pajisjet ftohëse të vendosura në mjetet e transportit të izoluar (si kamionët, rimorkiot, karrocat, mjetet e tjera të transportit dhe vagonët). Sistemet termike mbulojnë temperaturat e ulta dhe i ruajnë mallrat, duke përdorur një përzierje homogjene, të cilat kanë një temperaturë shkrirje më të ulët se ato të përbërësve të ushqimit që transportohet. Këto pajisje përdoren veçanërisht për transportin e ushqimeve si akulloret.
Ngarkimi i elementeve eutektikë nga faza e lëngshme në atë të ngurtë mund të kryhet ose nga një njësi kompresori/kondensatori e montuar në automjet ose nga një sistem i palëvizshëm direkt ose indirekt. Pajisjet ftohëse eutektike janë të pajisura me komponentët e nevojshëm për karikimin, transmetimin, ftohjen dhe/ose me pajisjet e kontrollit të temperaturës.
Standardi EN 16440-2:2023, CEN shton vlerat e portofolit evropian të standardizeve të nevojshme për të siguruar, që mallrat frigoriferike të transportohen në mënyrën më të sigurt të mundshme.