DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Është publikuar standardi SSH EN 60335-2-17:2013 “Pajisjet shtëpiake dhe pajisjet elektrike të ngjashme me to - Siguria - Pjesa 2-17: Kërkesat e veçanta për batanijet, jastikët dhe pajisjet e tjera ngrohëse të ngjashme me to”

Ky standard merret me sigurinë e batanijeve elektrike, jastëkëve dhe pajisjeve të tjera elastike për ngrohjen e krevatit ose trupit të njeriut, për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme me to, tensioni i vlerësuar i tyre të mos jetë më shumë se 250 V. Ky standard gjithashtu merret me njësitë e kontrollit të pajisura me të tilla pajisje. Ky standard merret me rreziqet e zakonshme të shfaqura nga pajisjet që janë ndeshur nga të gjithë personat në dhe rreth shtëpisë. Megjithatë në përgjithësi ai nuk merr parasysh personat (duke përfshirë fëmijët) kapacitetet fizike, ndjesore dhe mentale e të cilëve ose mungesa e eksperiencës dhe njohurive i ndalojnë ata nga përdorimi pajisjes në mënyrë të sigurtë pa mbikqyrjen ose instruktim ose fëmijët që luajnë me pajisjen.