DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) zhvilloi mbledhjen e dytë të Bordit Teknik për vitin 2024

Në datë 12 Korrik 2024, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e dytë e Bordit Teknik të DPS. Mbledhja u zhvillua online (në platformë elektronike).

Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listën me Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.

Komitetet Teknike të cilat patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Pajisjeve elektrike dhe elektronike; Teknologjisë së komunikimit dhe Informacionit, Ndërtimit, Sigurinë e lodrave, Pajisjeve Mjekësore, Kimisë, Tekstileve, Produkteve të Naftës, Pajisjeve mbrojtëse personale, dhe në fushën e Stomatologjisë.

DPS informoi anëtarët e BT-së se gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të mbahen të angazhuar Komitetet Teknike të cilat mbulojnë standardet që janë për adoptim gjatë vitit 2024 sipas programit të punës të miratuar nga Bordi Teknik në Muajin Shkurt, si dhe ju bë me dije se së fundmi është kërkuar nga ETSI (Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit) që të avancohet me ritmet e punës për adoptimin e standardeve në fushën e telekomunikacionit duke qenë se Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është anëtare me të drejta të plota në këtë Organizëm. Në këtë kuadër, DPS vendosi që të rrisë numrin e adoptimit të standardeve në këtë sektor me rreth 145 standarde me origjinë evropiane ETSI.

Lista me standardet e shtuara për adoptim në 6 mujorin e dytë të vitit 2024 ju propozua Bordit Teknik nga Sekretari i Komitetit Teknik DPS/KT 10 “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”, Z. Granit Çerkezi dhe pas diskutimeve u miratua nga Bordi Teknik i DPS-së.

Në përfundim të mbledhjes Bordit Teknik miratoi:

• Përbërjen e Komiteteve Teknike për Vitin 2024.

• Listën e standardeve të shtuara me origjinë ETSI.

• Mbledhjen e ardhshme të Bordit Teknik.

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për miratimin e programit të punës për adoptimin e standardeve dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet gjatë muajit Janar 2025.