DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) zhvilloi mbledhjen e dytë e Bordit Teknik për vitin 2024

Në datë 12 Korrik 2024, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e dytë e Bordit Teknik të DPS. Mbledhja u zhvillua online (në platformë elektronike).

Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listën me Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.

Komitetet Teknike të cilat patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Pajisjeve elektrike dhe elektronike; Teknologjisë së komunikimit dhe Informacionit, Ndërtimit, Sigurinë e lodrave, Pajisjeve Mjekësore, Kimisë, Tekstileve, Produkteve të Naftës, Pajisjeve mbrojtëse personale, dhe në fushën e Stomatologjisë;

DPS informoi anëtarët e BT-së se gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të mbahen të angazhuar Komitetet Teknike të cilat mbulojnë standardet që janë për adoptim gjatë vitit 2024 sipas programit të punës të miratuar nga Bordi Teknik në Muajin Shkurt, si dhe ju bë me dije se së fundmi është kërkuar nga ETSI (Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit) që të avancohet me ritmet e punës për adoptimin e standardeve në fushën e telekomunikacionit duke qenë se Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është anëtare me të drejta të plota në këtë Organizëm. Në këtë kuadër, DPS vendosi që të rrisë numrin e adoptimit të standardeve në këtë sektor me rreth 145 standarde me origjinë evropiane ETSI.