DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 7101:2023 “Menaxhimi i organizatave të kujdesit shëndetësor - Sistemet e menaxhimit për cilësinë në organizatat e kujdesit shëndetësor - Kërkesat”

Ky standard i ofron organizatave kërkesat për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor. Ai specifikon kërkesat për sistemet e menaxhimit të cilësisë në organizatat e kujdesit shëndetësor, kur një organizatë do të:

a) ofrojë shërbime për të përmbushur vazhdimisht kërkesat e përdoruesve të shërbimit, palëve të interesuara;

b) përmirësojë përvojën e përdoruesit të shërbimit gjatë vazhdimësisë së kujdesit dhe të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e kujdesit shëndetësor;

c) krijojë dhe mirëmbajë procese, që sigurojnë kujdes, në kohë, efektiv, efikas, të barabartë për të gjithë pacientët.

Kërkesat e këtij standardi bazohen në praktikat më të mira të njohura dhe synojnë të jenë të zbatueshme për çdo organizatë profesionale të kujdesit shëndetësor.