DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 45001:2018/Amd 1:2024 “Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë. Kërkesa me udhëzime për përdorim, Amendamenti 1: Veprimet në lidhje me ndryshimin klimatik”

Standardi SSH ISO 45001:2018/Amd 1:2024 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S) dhe jep udhëzime për përdorimin e tij, për t'i mundësuar organizatave të ofrojnë vende pune të sigurta duke parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, si dhe duke përmirësuar në mënyrë proaktive performancën OH&S. Ai është i zbatueshëm për çdo organizatë, që dëshiron të krijojë, zbatojë dhe mbajë një sistem menaxhimi OH & S për të përmirësuar shëndetin, sigurinë dhe eliminimin e rreziqeve për ndodhjen e aksidenteve në punë. Standardi ISO 45001:2018 ndihmon një organizatë që të arrijë rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit të saj.