Standardi ISO 45001:2018 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S) dhe jep udhëzime për përdorimin e tij, për t'i mundësuar organizatave të ofrojnë vende pune të sigurta duke parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, si dhe duke përmirësuar në mënyrë proaktive performancen OH&S. Ai është i zbatueshëm për çdo organizatë, që dëshiron të krijojë, zbatojë dhe mbajë një sistem menaxhimi OH & S për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë në punë dhe eliminimin e rreziqeve për ndodhjen e aksidenteve në punë. Standardi ISO 45001:2018 ndihmon një organizatë që të arrijë rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit të saj.