DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 5164:2014 “Produkte nafte - Përcaktimi i karakteristikave antidetonuese të karburanteve të motorave - Metoda kërkimore (ISO 5164:2014)”

Ky standard përcakton klasifikimin e lëndëve djegëse të lëngëta që përdoren për motorët me djegie të komanduar në termat e një shkallë arbitrare të numrit të oktanit, duke përdorur një cilindër të vetëm standard, ciklin katër-kohë, raportin e ndryshueshëm të kompresimit, karburatorin, motorin CFR, i cili funksionon me shpejtësi konstante.

Numri i oktanit motorik jep një matje të karakteristikave antidetonuese të lëndëve djegëse që përdoren në aviacion për motorët me piston të avionëve, duke dhënë një ekuacion që ka të bëjë me metodën e numrit të oktanit në aviacion ose me numrin e performancës.

Ky standard është i zbatueshëm për të gjithë lëndët djegëse të oksigjenuara që përmbajnë deri në 4,0 % (m/m) gazolin dhe deri në 25 % (V/V) etanol.