DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore – Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”

Standardi specifikon kërkesat e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore (FNMS), i cili i mundëson organizatës që është e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zinxhirin ushqimor:

a) të planifikojë, zbatojë, operojë, mirëmbajë dhe përditësojë një FSMS-ë që ofron produkte dhe shërbime, që janë të sigurta, në përputhje me përdorimin e tyre të synuar:

b) të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi për sigurinë ushqimore;

c) të vlerësojë dhe çmojë kërkesat e klientëve për sigurinë ushqimore:

d) t’i komunikojë në mënyrë efektive çështjet e sigurisë ushqimore palëve të interesuara brenda zinxhirit ushqimor;

e) të sigurojë që organizata të jetë në përputhje me politikën e deklaruar të sigurisë ushqimore.