Standardi specifikon kërkesat e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore (FNMS), i cili i mundëson organizatës që është e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zinxhirin ushqimor:
a) të planifikojë, zbatojë, operojë, mirëmbajë dhe përditësojë një FSMS-ë që ofron produkte dhe shërbime, që janë të sigurta, në përputhje me përdorimin e tyre të synuar;\
b) të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi për sigurinë ushqimore;
c) të vlerësojë dhe çmojë kërkesat e klientëve për sigurinë ushqimore:
d) t’i komunikojë në mënyrë efektive çështjet e sigurisë ushqimore palëve të interesuara brenda zinxhirit ushqimor;
e) të sigurojë që organizata të jetë në përputhje me politikën e deklaruar të sigurisë ushqimore;