Standardi SSH EN ISO 14001:2015 specifikon kërkesat, që i bëjnë të mundur një organizate, që të arrijë e rezultatet e synuara në sistemin e menaxhimit të mjedisit.
Qëllimi i këtij standardi është ofrimi i modeli sistemi menaxhimi mjedisi të suksesshëm afatgjatë, i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të organizatës, duke:
— mbrojtur mjedisin dhe parandaluar ose zbutur ndikimet negative në të;
— zbutur ndikimin e mundshëm negativ gjatë veprimtarisë sëë organizatës;
— përmbushur detyrimet e përputhshmërisë nga organizata;
— kontrolluar ose ndikuar në mënyrën se si produktet dhe shërbimet e organizatës janë projektuar, prodhuar, shpërndarë, konsumuar dhe asgjësuar, duke përdorur një perspektivë të ciklit të jetës të produktit, që mund të parandalojë ndikimet në mjedis.