DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 14001:2015 “Sisteme të menaxhimit të mjedisit - Kërkesa me udhëzime për përdorim"

Standardi SSH EN ISO 14001:2015 specifikon kërkesat, që i bëjnë të mundur një organizate, që të arrijë e rezultatet e synuara në sistemin e menaxhimit të mjedisit.

Qëllimi i këtij standardi është ofrimi i modeli sistemi menaxhimi mjedisi të suksesshëm afatgjatë, i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të organizatës, duke:

— mbrojtur mjedisin dhe parandaluar ose zbutur ndikimet negative në të;

— zbutur ndikimin e mundshëm negativ gjatë veprimtarisë sëë organizatës;

— përmbushur detyrimet e përputhshmërisë nga organizata;

— kontrolluar ose ndikuar në mënyrën se si produktet dhe shërbimet e organizatës janë projektuar, prodhuar, shpërndarë, konsumuar dhe asgjësuar, duke përdorur një perspektivë të ciklit të jetës të produktit, që mund të parandalojë ndikimet në mjedis.