DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 12312-1:2022 “ “Mbrojtja e syve dhe e fytyrës - Syzet e diellit dhe aksesorë që lidhen me veshjen (mbrojtjen) e syrit si syze optike, lente kontakti etj - Pjesa 1: Syzet e diellit për përdorim të përgjithshëm”

Standardi zbatohet tek të gjitha syzet e diellit, të të gjitha rrafsheve dhe syzet e diellit me objektiv ose rrafsh korrigjues për përdorim të përgjithshëm, të destinuara për mbrojtje nga rrezatimi diellor. Ky standard nuk zbatohet për a) aksesorë dhe objekte mode, që vihen në sy për mbrojtjen nga rrezatimi me ndriçime nga burime artificiale, të tilla si ato që përdoren në dhoma me diell, b) syzet e skive ose tipe të tjera syzesh, që lidhen me mbrojtjen e syve, që përdoren në aktivitete sportive, c) syze dielli, që janë përshkruar (këshilluar) nga ana mjekësore për lehtësimin ndaj rrezatimit diellor, d) produkte të destinuara për vëzhgimin e drejtpërdrejtë të diellit, siç mund të jetë e tillë dhe pamja e eklipsit diellor.