Standardi zbatohet tek të gjitha syzet e diellit, të të gjitha rrafsheve dhe syzet e diellit me objektiv ose rrafsh korrigjues për përdorim të përgjithshëm, të destinuara për mbrojtje nga rrezatimi diellor. Ky standard nuk zbatohet për a) aksesorë dhe objekte mode, që vihen në sy për mbrojtjen nga rrezatimi me ndriçime nga burime artificiale, të tilla si ato që përdoren në dhoma me diell, b) syzet e skive ose tipe të tjera syzesh, që lidhen me mbrojtjen e syve, që përdoren në aktivitete sportive, c) syze dielli, që janë përshkruar (këshilluar) nga ana mjekësore për lehtësimin ndaj rrezatimit diellor, d) produkte të destinuara për vëzhgimin e drejtpërdrejtë të diellit, siç mund të jetë e tillë dhe pamja e eklipsit diellor.