DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 16754:2016 “Makineri artizanale për akullore dhe kasata - Karakteristikat e performancës dhe konsumi i energjisë”

Ky standard evropian specifikon kërkesat dhe kushtet e testimit të makinerive për përpunimin e akullores artizanale, kasatave dhe ëmbëlsira të tjera të ngrira. Ai përcakton karakteristikat e performancës së makinerive të prodhimit të akulloreve, duke filluar nga konsumi i energjisë elektrike e deri te eficenca e prodhimit dhe cilësia e akullores.
Standardi zbatohet për makineritë profesionale me një kapacitet maksimal prej 400 litra, të cilat shërbejnë për prodhimin dhe ruajtjen e temperaturës të akullores artizanale, kasatave dhe ëmbëlsira të tjera të ngrira.