DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi SSH EN ISO 14065, një përpjekje teknike në ndihmë të sfidave ambientale

Standardi ISO 14065specifikon parimet dhe kërkesat për organet që ndërmarrin monitorimin dhe verifikimin e niveleve të emetimit të gazrave serrë në mjedis. Ky standard, aplikohet në nivel organizate dhe përbën një bazë teknike lidhur me akreditimin organizativ të proceseve që përfshijnë gazra të dëmshme bazuar në pesë parime, si: Paanshmëria- Kompetencat e personelit të vlerësimit; Hapja-Konfidencialiteti; Kërkesat e përgjithshme që përfshijnë mekanizmat e menaxhimit; Çështjet ligjore dhe kontraktuale; Detyrimi dhe financimi.

Po kështu ky standard trajton rrugët e trajtimit administrativ të ankesave publike që lidhen me emetimet e dëmshme të gazrave serrë, duke lehtësuar punën e stafit organizativ që merret me aspektet ligjore të proceseve.

ISO 14065, është adoptuar si standard shqiptar, mes SSH EN ISO 14065- Gazet serë - Kërkesat për vlefshmërinë e gazit serë dhe organet e verifikimit për përdorim në akreditim apo në të tjera forma të njohjes.

Këtë standard dhe të gjithë serinë ISO 1406x, mund ta përfitoni dhe ta bëni pjesë të punës suaj përmes procedurës së blerjes së standardeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, duke na vizituar fizikisht në zyrat tona apo duke kryer porosinë tuaj online në link-un: https://dps.gov.al/sq/