DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE

Ditën e premte, datë 17 janar, në qytetin e Vlorës u mbajt takimi i radhës me gratë sipërmarrëse artizane, në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë: Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE.

Pjesëmarrja e DPS në këtë takim, në cilësinë e lektorit vjen në kuadër të angazhimit të saj për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara. Me shumë interes është gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për rolin e standardeve në shkëmbimet tregtare të këtyre sipërmarrëseve gra me produktet artizanale të tyre.

DPS-ja ishte pjesë e diskutimeve të sotme, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të njiheshin me kuptimin e termit standard si dhe me rëndësinë e aplikimit të standardeve në punën e tyre të përditshme. Gjithashtu u realizua njohja e grave sipërmarrëse me një seri standardesh specifike të fushës së produkteve ushqimore, lidhur me të cilat interesi i tyre ishte mjaft i lartë.

Pjesëmarrëset patën mundësinë të drejtonin pyetje dhe të informoheshin sa i përket mënyrës së organizimit të punës në DPS dhe shumë prej tyre shfaqën interesin për të qenë pjesë e Komiteteve Teknike të saj.

Kjo iniciativë do të shpërndahet edhe në qytete të tjera, ku DPS-ja do të vijojë të promovojë në komunitetin e sipërmarrjes private rëndësinë e standardeve dhe rolin e tyre në kuadër të integrimit europian dhe në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe jo vetëm.​

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al