DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Nxitja e sipërmarrjes dhe të mësuarit për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë në Shqipëri

Ditën e mërkurë, datë 12 shkurt 2020, në qytetin e Lezhës, u mbajt takimi i rradhës me gratë sipërmarrëse artizane (SHGPAZ), në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë: Nxitja e sipërmarrjes dhe të mësuarit për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë në Shqipëri.

Pjesëmarrja e DPS në këtë takim, në cilësinë e lektorit vjen në kuadër të angazhimit të saj, për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara.

Me shumë interes është gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit, për rolin e standardeve në marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregëtare të këtyre sipërmarrëseve, gra me produktet artizanale të tyre.

DPS ishte pjesë e diskutimeve, ku pjesëmarrëset, të cilat përfaqësonin biznese të ndryshme, patën mundësinë të njiheshin me kuptimin e termit Standard si dhe me rëndësinë e zbatimit të standardeve në punën e tyre të përditshme.

Pjesëmarrëset patën mundësinë të drejtonin pyetje dhe të informoheshin sa i përket mënyrës së organizimit të punës në DPS dhe standardeve të fushës së turizmit dhe shërbimet e plazhit.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al