Ditën e mërkurë, datë 12 shkurt 2020, në qytetin e Lezhës, u mbajt takimi i rradhës me gratë sipërmarrëse artizane (SHGPAZ), në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë: Nxitja e sipërmarrjes dhe të mësuarit për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë në Shqipëri
.
Pjesëmarrja e DPS në këtë takim, në cilësinë e lektorit vjen në kuadër të angazhimit të saj, për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara.
Me shumë interes është gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit, për rolin e standardeve në marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregëtare të këtyre sipërmarrëseve, gra me produktet artizanale të tyre.
DPS ishte pjesë e diskutimeve, ku pjesëmarrëset, të cilat përfaqësonin biznese të ndryshme, patën mundësinë të njiheshin me kuptimin e termit Standard
si dhe me rëndësinë e zbatimit të standardeve në punën e tyre të përditshme.
Pjesëmarrëset patën mundësinë të drejtonin pyetje dhe të informoheshin sa i përket mënyrës së organizimit të punës në DPS dhe standardeve të fushës së turizmit dhe shërbimet e plazhit.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al