Ky standard zbatohet tek të gjitha llojet e syzeve të diellit, me objektiv ose rrafsh korrigjues për përdorim të përgjithshëm, të përcaktuara për mbrojtje nga rrezatimi diellor. Ky standard nuk zbatohet për a) aksesorë dhe objekte mode që përdoren për mbrojtjen nga rrezatimi me ndriçime nga burime artificiale, b) syzet e skive ose tipe të tjera syzesh që lidhen me mbrojtjen e syve që përdoren në aktivitete sportive, c) syze dielli që janë këshilluar nga ana mjekësore për lehtësimin ndaj rrezatimit diellor, d) produkte të përcaktuara për vëzhgimin e drejtpërdrejtë të diellit siç mund të jetë e tillë dhe pamja e eklipsit diellor.