DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 12312-1:2022 “Mbrojtja e syve dhe e fytyrës - Syzet e diellit dhe aksesorë, që lidhen me veshjen (mbrojtjen) e syrit, si syze optike, lente kontakti etj - Pjesa 1: Syzet e diellit për përdorim të përgjithshëm"

Ky standard zbatohet tek të gjitha llojet e syzeve të diellit, me objektiv ose rrafsh korrigjues për përdorim të përgjithshëm, të përcaktuara për mbrojtje nga rrezatimi diellor. Ky standard nuk zbatohet për a) aksesorë dhe objekte mode që përdoren për mbrojtjen nga rrezatimi me ndriçime nga burime artificiale, b) syzet e skive ose tipe të tjera syzesh që lidhen me mbrojtjen e syve që përdoren në aktivitete sportive, c) syze dielli që janë këshilluar nga ana mjekësore për lehtësimin ndaj rrezatimit diellor, d) produkte të përcaktuara për vëzhgimin e drejtpërdrejtë të diellit siç mund të jetë e tillë dhe pamja e eklipsit diellor.